Mblidhet komisioni
i emergjencave në PS
I thirrur nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ky takim shërbeu si një mbledhje e jashtëzakonshme, lidhur me situatën e rëndë në veri dhe juglindje të vendit.
I thirrur nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ky takim shërbeu si një mbledhje e jashtëzakonshme, lidhur me situatën e rëndë në veri dhe juglindje të vendit.
Deputetet e zonave veriore dhe juglindore, si dhe deputetë të cilët kanë marrë pjesë direkt në situata emergjente gjatë qeverisjes socialiste, diskutuan në lidhje me orët dramatike që po përjeton veriu i Shqipërisë.
Kreu i opozitës Edi Rama përsëriti se kryetarët socialistë të komunave në zonat veriore, janë të angazhuar bashkë me deputetët për të bërë gjithçka është e mundur, pavarësisht mundësive të tyre të kufizuara.
Komisioni ra dakort për hartimin e një plani solidariteti si dhe për një riorganizim transparent dhe një informim në kohë reale për operacionet e ndihmës. U ndanë grupet e punës dhe u hartuan disa masa paraprake në ndihmë të banorëve.
Sipas Ramës për këtë duhet një bashkëpunim real me të gjitha strukturat e pushtetit vendor pa dallime partiake.
Mungesa e planit nga ana e qeverisë për të përballuar krizën energjitike ishte një tjetër pikë e rëndësishme, e cila u diskuta gjatë takimit të komisionit të emergjencave.
Opozita shqiptare është e gatshme të japë kontributin e saj në lidhje me këtë,- tha Rama duke shtuar se partia socialiste ka mobilizuar forcat dhe mbështetur përfaqësuesit e saj vendorë në ato zona, së bashku me deputetët e Kukësit, të Dibrës, të Shkodrës, të Librazhdit .
Varfëria, mungesa e ndihmës ekonomike, vonesat e pensioneve dhe pagave vonesat e ndihmës sociale, invalidët,gratë dhe fëmijët e pambrojtur e të lënë nën mëshirën e fatit, të tëra këto nuk kërkojnë një angazhim propagandistik, por një por një vullnet për të bashkëpunuar.
“Ja pse duhet një solidarizim pa dallim partiak”- u shpreh Rama.
Që nesër do të detajohen edhe për publikun vendimet që ky komision mori me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar në veri dhe në juglindje të vendit, që sot po jetojnë orët me dramatike të jetës së tyre. ah/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00