TIRANË - Mesditën e sotme është mbledhur për herë të parë Komisioni Parlamentar, i ngritur për të hetuar mbi Policinë e Shtetit, veçanërisht mbi shkarkimet e kryera kohët e fundit, për të cilat opozita pretendon se janë bërë në mënyrë jo të ligjshme nga ana e qeverisë.
Që në mbledhjen e parë, ky komision ka nisur me debate. Sipas nënkryetarit të Komisionit, Taulant Balla, ky komision duhet të kishte nisur punë që ditën e hënë. Ndërkaq gjatë mbledhjes është emëruar që sekretare e komisionit hetimor do të jetë deputetja e PS, Ermonela Felaj.
Ngritja dhe miratimi i këtij komisioni shkaktoi debate të mëdha dhe përplasje midis qeverisë dhe opozitës, pasi kjo e fundit e akuzonte qeverinë Rama-Meta se nuk po e miratonte ngritjen e komisionit në mënyrë të qëllimtë. Dy javë më parë, pas një debati prej disa orësh, palët arritën të gjejnë konsensusin dhe votuan ngritjen e komisionit për Policinë e Shtetit.
Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë, ku 8 vijnë nga shumica dhe 7 nga pakica. Kryetar do të jetë demokrati Arben Ristani. Ky komision është kërkuar të ngrihet nga Partia Demokratike, e cila vlerëson se shkarkimet dhe emërimet e padrejta në Policinë e Shtetit gjatë qeverisjes së majtë janë ndër shkaqet kryesore për degradimin e sigurisë dhe gjendjes së rendit në vend.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com