TIRANË- Është mbledhur për herë të parë Komisioni Hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit. Me konsensus të opozitës dhe mazhorancës është zgjedhur si sekretare të këtij komisioni Ermonela Felaj. Ndërsa miratimi i planit hetimor dhe draft-rregullorja u lanë të diskutoheshin ditën e premte pasi mazhoranca ka kërkuar kohë për t’u njohur me draft-rregulloren.
Në datën 6 të këtij muaj parlamenti miratoi kërkesën e opozitës për ngritjen e këtij komisioni. Komisioni Hetimor përbëhet nga 15 anëtarë, ku 8 i ka mazhoranca dhe 7 opozita.
Më herët kërkesa për ngritjen e këtij komisioni u bë nga opozita ku shkaktoi jo pak debate të mëdha dhe përplasje midis qeverisë dhe opozitës, pasi kjo e fundit e akuzonte qeverinë Rama-Meta se nuk po e miratonte ngritjen e komisionit në mënyrë të qëllimtë.
Dy javë më parë, pas një debati prej disa orësh, palët arritën të gjejnë konsensusin dhe votuan ngritjen e Komisionit Hetimor për Policinë e Shtetit.
Redaksia online
(Esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com