TIRANE-  "Forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, garanci e suksesit të Kartës së Adriatikut-SHBA” eshte tema e konferences qe ka nisur punimet në Hotel Sheraton, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë. 

Në konferencë marrin pjesë delegacione nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Serbia, Mal i Zi, Maqedonia, Kosova dhe  Shoqëria Civile. Konferencen do ta përshëndesin kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, ministri i Jashtem,  Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori i SHBA-se, Aleksandër Arvizu. 

Karta e Adriatikut,  ishte një iniciativë në frymën e Kartës SHBA-Baltik e vitit 1998, e cila iu propozua Presidentit Xhorxh Bush, së bashku nga Presidentët e Shqipërisë, Kroacisë, dhe Maqedonisë, në Samitin e NATO-s së Pragës në Nëntor 2002. Iniciativa, që u mireprit nga SHBA, u nenshkrua bashkarisht ne Tirane me 2 maj 2003 nga Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, dhe nga ministrat e Jashtem te Shqipërise, Kroacise dhe Maqedonise. 

Qëllimi i ketij dokumenti konsistonte ne integrimin e plotë te Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO dhe institucionet euro-atlantike. Karta nënvizonte përkushtimin e tre vendeve në forcimin e përpjekjeve të tyre individuale dhe të përbashkëta për intensifikimin dhe përshpejtimin e reformave të brendshme të cilat do të rrisnin sigurinë, begatinë dhe stabilitetin e rajonit. Po ashtu dokumenti theksonte arritjet e jashtëzakonshme të bëra nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia në rrugën e integrimit euro-atlantik, ndersa rikonfirmonte synimin e Shteteve të Bashkuara për vazhdimin e ndihmës ndaj këtyre vendeve në zbatimin e reformave të nevojshme.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)