Mblidhet online këshilli bashkiak i Durrësit, merren disa vendime

Mblidhet online këshilli bashkiak i Durrësit, merren disa vendime

Këshilli bashkiak i Durrësit ka mbajtur sot mbledhjen e rradhës e zhvilluar online si pasojë e situatës me koronavirusin. Në mbledhjen e këshillit janë marrë disa vendime të rëndësishme si në aspektin personal të disa personave ashtu edhe për situatën me COVID-19. Më poshtë të gjitha vendimet e marra:

1. Për miratimin e mandatit të anëtares së këshillit bashkiak Marjeta Milloshi

2. Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri  6% dhe  fondi  nga të ardhurat e bashkisë,  për muajin prill 2020.

3. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 2’635’200 lekë, të akorduar nga organizata UNICEF në shqipëri, për  familjet në nevojë, si ndihmë financiare për shkak të gjëndjes së fatkeqësisë natyrore covid-19.

4. Për  miratimin e ngritjes së qendrës për shërbime mbrojtëse, fuqizuese dhe emergjente për fëmijën dhe familjen, si dhe përdorimin e fondit prej 5’421’264 lekë, të akorduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

5. Për  miratimin e rregullores së funksionimit të këshillit të bashkisë durrës dhe kodi i sjelljes dhe i parandalimit të konfliktit të interesave të këshilltarit bashkiak.

6. Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, me funksion konvikt, që i përket shkollës së mesme sportive “Benardina Qeraxhi”, që mban nr. 164, të listës së transferimit, si dhe të godinës, që i përket  shkollës  9-vjeçare “Hasan Koçi”, që mban nr. 153, të listës së transferimit, që me vkm nr.  536, datë 01.05.2008, kanë  kaluar në pronësi të Bashkisë Durrës,  për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe riforcimi strukturor  i godinës nuk është e mundur të bëhet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga Instituti i Ndërtimit për shkollën e mesme sportive “Benardina Qeraxhi” dhe se riparimi i ndërtesës nuk mund të bëhet dhe rekomandohet të demolohet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga Instituti i Ndërtimit, për shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi”, dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të dy pronave që mbajnë nr. 164 dhe nr.153, që me vkm nr.  536, datë 01.05.2008, kanë kaluar në pronësi të bashkisë  Durrës.

7. Mbi miratimin për prishjen e detyruar  të katër godinave, që i përkasin  shkollës  9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, që mban  nr. 151, të listës së transferimit, shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku”, që mban nr. 140, të listës së transferimit, shkollës  9-vjeçare “Qemal Mici”, që mban  nr. 146, të listës së transferimit dhe kopshti “Met Hasa”, që mban  nr. 168, të listës së transferimit, që me vkm nr.  536, datë 01.05.2008, kanë  kaluar në pronësi të bashkisë Durrës,  për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe riforcimi strukturor  i godinave nuk është e mundur të bëhet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të katër pronave që mbajnë nr. 151,140,146 dhe 168, që me vkm nr.  536, datë 01.05.2008, kanë  kaluar në pronësi të bashkisë  Durrës.

8. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 8’607’162 lekë me tvsh,  si  ndihmë ushqimore për familjet në nevojë që përfitojnë falas produkte ushqimore dhe jo ushqimore në banesë nga ana e bashkisë Durrës.

9. Për  miratimin e listës përfundimtare të pjesshme, të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të Bashkisë  Durrës, të njësisë administrative Rrashbull.

10. Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme, të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të bashkisë  durrës, të njësisë administrative Sukth.

11. Për  miratimin e listës përfundimtare të pjesshme, të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të bashkisë  Durrës, të njësisë administrative Manëz.

12. Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket shkollës  9- vjeçare “Xhelal Shtufi”, Shkafanë,  që mban  nr. 7, të listës së transferimit, si dhe të godinës  që i përket shkollës së mesme të përgjithshme “Rexhep Mezini”, Ishëm, që mban nr.1, të listës së transferimit, që me vkm nr. 295, datë 02.05.2012, kanë  kaluar në pronësi të komunës Ishëm (sot bashkia Durrës), për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe riparimi i godinave nuk mund të bëhet, dhe është rekomanduar të demolohen, kjo sipas aktekspertizës së thelluar kryer nga Instituti i Ndërtimit, dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të dy  pronave që mbajnë nr. 7 dhe nr.1, që me vkm nr. 295, datë 02.05.2012, kanë  kaluar në pronësi të komunës Ishëm (sot bashkia Durrës).

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?