TIRANË - "Implementimi i Konventës së OKB-së për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara". Këtë ka kërkuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj sot gjatë mbledhjes së Këshillit, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i KE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Tafaj kërkoi implementimin dhe monitorimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e PAK. Ndërsa Sequi paraqiti një plan me pesë pika mbi situatën e PAK në Shqipëri dhe ka bërë thirrje për ndryshim të mentalitetit, për të mos parë PAK si fundi i botës, por si fillim i ri. "Kemi gjëra që pafund na kufizojnë jetën, por ne gjejmë mundësi pa fund për ta shijuar jetën. E drejtë është ajo, që askush nuk mund të marrë gjë prej jush dhe t’ua heqë", qenë fjalët e fundit të Sequit. Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani ka theksuar se personat me aftësi të kufizuar duhet të punësohen në instancat më të larta të vendit.

TAFAJ: IMPLEMENTIM DHE MONITORIM TË KOVENTËS SË OKB
"Është shumë i rëndësishëm fakti që Këshilli Kombëtar i PAK ka marrë si nismë dhe prioritet të vetin implementimin dhe monitorimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e PAK. Asgjë për ne, pa ne nuk ka vlerë, nëse nuk do jemi të pranishëm dhe të jemi të parët për të drejtat tona", theksoi Tafaj.
 
Tafaj bëri një retrospektivë, duke kujtuar se Këshilli u krijua në 2006 mbi bazën e programeveve të KE. Sot si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të të jgitha grupeve të personave me aftësi të kufizuara ka përmbushur mesukses detyrën për të qenë promotore e të gjitha politikave në favor të PAK. Dua të falenderoj ambsadorin e KE, se ky institucion ka treguar prej vitesh një vëmendje të veçantë dhe mbështetje ndaj nesh, qeverisë dhe parlamentit për politikat më të mira të mundshme.

“Me vizion; të ndryshojmë mentalitetin social, të luftojmë më me efikasitet përjashtimin shoqëror ndaj nesh, që është shprehje e standardeve të zhvillmit të shoqërisë. Këto përpjekje nuk do jenë të mjaftueshme, nëse nuk punojmë së bashku, nëse nuk do kemi strategji të sakta”, u shpreh Tafaj. Ai falenderoi shumë ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, si dhe vizionin dhe mbështejtn e edhe të Avokatit të Popullit, Igli Totozani.

SEQUI: ËSHTË SEZON I NXEHTË POLITIK, POR JA 5 PIKAT E MIA PËR "PAK" NË SHQIPËRI
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi pasi ka theksuar se "është sezon i nxehtë politik në Shqipëri" dhe se "në korrik po diskutojmë të njëjtat çështje, që kemi diskutuar edhe më parë", Sequi ka shtuar se "jemi për të vazhduar përpjekjet tona për shoqëri me të drejta dhe mundësi të barabarta".
 
"Konventa e OKB-së është tepër kritike për vizionin. Konventa u mirëprit nga të gjithë anëtarët e BE-së. Lista e punëve, që duhet bërë për personat, është e plotë. Kam edhe unë listën time, që po e ndaj në pesë pika", ka thënë Sequi, duke renditur pesë pikat si më poshtë:
 
1. Ratifikimi i marrëveshjes do mbetet hap i papërfunduar, nëse nuk miratohet kuadri ligjor.
 
2. Shqipëria ka ende disa dallime në disa kategori të PAK.
 
3. Kuotat e punësimit nuk janë siç duhet dhe ndihma ekonomike për ta gjithashtu.
 
4. Ligji parauniversitar kërkon, që në klasat ku ka persona me aftësi të kufizuara duhet të ketë mësues, asistentë ndihmës për ta.
 
5. Zbatimi i i ligjit kundër diskriminimit ndaj PAK është i pamjaftueshëm. Duhen më shumë investime në infrastrukturën për ta. Aksesi fizik është tërësisht i duhur, pasi PAK duhet të gëzojnë të gjitha drejtat. Kjo ka qenë çështje shqetësuese edhe para zgjedhjeve.
 
Sequi ka bërë një krahasim me situatën në BE, ku PAK përbëjnë 15% të popullsisë së BE." Dhe ne e quajmë detyrim t’u krijojmë atyre kushtet e duhura. Vizioni i një shoqërie të drejtë, të begatë dhe europiane varet nga respektimi i PAK".
 
"Po edhe në Europë nuk janë ende mundësitë e barabarta. BE vetë ka ratifikuar Konventën e OKB-së për PAK. Kjo ka qenë hera e parë në historinë e BE-së, që u bë palë në një konventë për të drejtat e njeriut. Kjo tregon sa rëndësi i japim ne", ka shtuar Sequi.

Lidhur me Shqipërinë, Sequi ka thënë se respektimi i PAK është pjesë e të ecurit drejt BE. "Në BE, edhe në kohë krize nuk kemi lënë mënjanë mbështetjen ndaj PAK".
 
BE ka kontribuar me 1,1 milionë euro për të përmirësuar jetën e PAK, duke përfshirë aftësitë mendore dhe fizike. Ne japim mbështetje politike me dialog si me ju, apo me qeveritë.
 
Në përfundim të fjalës së tij, Sequi ka bërë thirrje për ndryshim të mentalitetit, për të mos parë PAK si fundi i botës, por si fillim i ri. "Kemi gjëra që pafund na kufizojnë jetën, por ne gjejmë mundësi pa fund për ta shijuar jetën. E drejtë është ajo, që askush nuk mund të marrë gjë prej jush dhe t’ua heqë", qenë fjalët e fundit të Sequit.

TOTOZANI: PAK DUHET TË PUNËSOHET NË INSTANCAT MË TË LARTA TË SHTETIT
I pranishëm në mbledhjen e këshillit kombëtar të PAK ka qenë edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.

"Të mos impenjohesh do të thotë që mos jesh social dhe njerëzor, por të humbasësh një mundësi të pazëvendësueshme. Janë të shumta familjet shqiptare, që kanë apo kanë pasur persona me aftësi të kufizuar në familjet e tyre. PAK i bie të përballojnë me vështirësi barriera materiale dhe fizike, por edhe barriera indiference dhe injorance. Raportohen shpesh edhe agresione fizike", ka thënë ndër të tjera Totozani.
 
Ai ka bërë thirrje, që të gjithë së bashku të impenjohemi ta bëjmë ambientin ku jetojmë më të përshtatshëm dhe më miqësor. Në fund ka kërkuar eliminimin e të gjitha barrierave për integrimin e shpejtë dhe të plotë, madje punësim në instancat më të larta në ekzekutiv, gjyqësor të vendit, në autoritete lokale dhe qendrore "se për legjislativ jemi vonë", ka thënë Totozani, duke pasur parasysh përfundimin e zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të 23 qershorit.

"PAK janë prioritet i Avokatit të Popullit. Mes jush ka njerëz që do nderonin cilëndo instancë pushteti", ka theksuar mbështetjen e tij për këtë kategori Avokati i Popullit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)