Rreth 100 subjekte private prej një muaji iu është pezulluar leja mjedisore duke iu ndërprerë aktivitetin.
Përfaqësues të këtyre subjekteve, por edhe kreu i shoqatës së prodhuesve shqiptarë, Filip Gjoka u shprehën kundër këtij veprimi, duke thënë se biznesi i riciklimit po shkon drejt falimentit.Gjoka parashtroi më tej edhe kërkesat për ministrinë e mjedisit dhe qeverinë shqiptare.
“Kërkojmë me këmbëngulje që, në respekt të ligjit: Të ndalet ky aksion represiv dhe diskriminues ndaj subjekteve private;
Të rikthehet ligjshmëria duke anulluar vendimin për heqjen dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe liçencave;
Të hapet rruga e dialogut institucional me organizmat përfaqësues të sipërmarrjes dhe me shoqatat e sektorit, duke i mbyllur kështu rrugën fushatave apo zgjidhjeve diletanteske në ekonomi”, u shpreh Gjoka.
Sipërmarrësit treguan se ndonëse pezullimi i lejeve mjedisore iu ka ardhur me shkresë nga drejtoria e inspektoriatit të mjedisit, kontrolli i biznesit nuk është bërë më parë nga inspektoriati, siç parashtron edhe kërkesa e pezullimit në hyrje të saj.
a.m/Shqiptarja.com

VIDEO










