TIRANË- Unanim 11 me zero ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) në miratimin e Joni Ketës si drejtuesi i dytë i Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucionit kyç në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion. Qeveria e prokurorëve pranoi pa asnjë kundërshti propozimin e Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Behar Dibrës, komisionit të SPAK që çoi emrin e Joni Ketës pas një periudhe të gjatë seleksionimi që nisi me 13 kandidatë.
Deri në emërimin si kryeheuesi në SPAK për 5 vitet e ardhshme, Keta kaloi të 7 fazat e garës si testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas verifikimit të figurës, deklarimit të pasurisë dhe testin e poligrafit.
Vitin e kaluar, në 2024-ën, Joni Keta, garoi mes 7 kolegësh, hetues të BKH-së, dhe ia doli të bëhet numri 2 i këtij institucioni, ndërsa që prej fundit të gushti kur paraardhëses së tij Aida Hajna i mbaroi mandati ishte kreu në detyrë i “FBI-së” shqiptare.
Më herët Joni Keta ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe më pas në SPAK.
Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë kyçe brenda SPAK, e ngarkuar me hetime proaktive, teknike dhe të thelluara mbi korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Modeluar sipas FBI-së amerikane dhe ngritur me mbështetjen e programeve ndërkombëtare si ICITAP dhe PAMECA, BKH luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e reformës në drejtësi.
Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së emrit në SPAK por edhe në mbledhjen e kësaj të marte ne KLP, të pranishëm ishin edhe partnerët e huaj, të ICITAP, Bashkimit Evropian apo OPDAT.
Komente












Tipike hipokritike alla shqiptare: i biri i ish prokurorit te korridoreve te prokurorise se pergjithshme, dhe memes parti, nipi i ish kreut te SHISH domosdo qe ne opgj tek krimet e remda do niste karriere dhe bitisur sot ne krie te birose sone heroike!!! Mgmt modelimi sipas fmbeise i vjen dhe shkon…
PërgjigjuUrime Jonit djal i shkelqyer, me norma dhe me botkuptim, rracional, i drejte qe nuk merret me vogelsira
PërgjigjuLigjet a i zbaton se për djalë të mirë i japim dy gra?!!