Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë ndërsa ka proceduar penalisht një tjetër. Ata akuzohen për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe të municioneve si dhe kultivimin e kanabisit.
I arrestuari është J. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha. Në kërkim janë shpallur R. L. 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, me banim në fshatin Lapardha, si bashkëpunëtorë të J.L. Si dhe A. L, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka patur dijeni për aktivitetin e personave të lartpërmendur.
Policia e Vlorës këtyre gjatë kontrolleve në terren kanë evidentuar se këta persona kishin mbjellur rreth 200 rrënjë kanabisi në fshatin Lapardha të Selenicës. Në vendin e ngjarjes policia pas asgjësimit të kanabisit ka gjetur të fshehura edhe 2 armë zjarri (një automatik model 56' dhe një pistoletë model 54') si dhe municion luftarak.
Tashmë për të të arrestuarin rëndojnë akuzat e "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë policia po heton për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim.
200 fidanë kanabis që i ruanin me kallash e pistoletë, kapet 29-vjeçari në Vlorë dhe shpallen në kërkim dy shokët e tij
Komento