Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Për 50-vjeçarin me iniciale Gj. Ç., Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pasi dyshohet se në një tokë afër banesës së tij në fshatin Aliaj, ai ka mbjellë 1600 bimë kanabisi në bashkëpunim me familjarët e tij.

Plantacioni me bimë është gjetur dhe asgjësuar nga autoritetet më datë 6 tetor.

“DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas që ishte në kërkim.

Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1600 bimë narkotike, afër banesës  së tyre, në fshatin Aliaj, arrestohet 50-vjeçari. 

Bimët narkotike janë gjetur dhe  asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin shtator.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin Gj. Ç., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1600 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.