Një 27 vjeçar me inicialet L. Q në Skrapar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Konkretisht në fashtin Bersak, policia ka gjetur pranë stanit të këtij personi, fidanë të lëndës narkotike kanabis sativa.
Sakaq po për të njëjtën çështje policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe një 69-vjeçar me incialet S. Gj, banues në Bersak.
Ndërkohë në Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dhe u sekuestruan 7 doza kokainë, 15 doza kanabis dhe një sasi farash narkotike për kultivim.