Mbrëmë në Opera, ndriçimi i veprave

Koncerti me vepra të autorëve shqiptarë të shekullit të XIX-të, u dha mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nën dirigjimin orkestral të Zhani Cikos. Veprat datojnë prej vitit 1881 e deri në vitet 1940. Në koncert u dha dokumenti i parë i të muzikës shqiptare (1881) "Bashkimi Shqipërisë", kompozuar nga Palok Kurti, pastaj u këndua "Himni i Organizatës Vatra" deri tek krijimet e viteve 1930 - 1940. Ajo që e bëri më të veçantë këtë koncert është interpretimi i aries nga opera e parë shqiptare, "Arbëreshët", e shkruar nga Lec Kurti në vitin 1915, për të cilën nuk dihet nëse është ekzekutuar ndonjëherë më parë. Aria u këndua nga sopranoja Shpresa Beka, e cila interpretoi monologun dramatik të veprës. Nga opera "Arbëreshët", kanë mbetur vetëm 11 fashikuj nga akti i parë. Nuk është ruajtur e plotë, por ajo është një vepër patriotike nga konteksti, ku përmendet edhe Skënderbeu.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital