'Mbramë shtroi darkë ai djaloshi që e don Tironën', Çun Lajçi-Veliajt: Fillo me themelin e teatrit

'Mbramë shtroi darkë ai djaloshi që e don Tironën', Çun Lajçi-Veliajt: Fillo me themelin e teatrit

Aktori i njohur Çun Lajçi

Aktori i njohur Çun Lajçi i ka kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj që të nisë sa më shpejt me themelet e teatrit të ri.

Në një darkë miqësore të shtruar dje në mbrëmje siç thotë Lajçi nga “ai djaloshi që e don Tironën n'mënyrën e vet e hap kantiere pune pa fund”, u diskutua gjer vonë për kulturën, por dhe për shtëpinë e re të artistëve. 

“Ata prap zbrazën dolli për mua, t'lumtun që m'kan t'hareshëm n'tela e n'varg. Çuni asht mojkomi i fundit i tha Altin Basha kryebashkiakut.  Shifej se e kishte t'vetin, t'krahut e t'mendjes! Asht vazhda e Farukut, Bekimit, Abdurrahmanit. Por ky shkoi edhe ma përtej. U shkri n'poezi, n'prozë, u ba kangë n'lahutë! Pastaj folem për Tinkën e filmit "Tana". Për Naim Frashërin, jo t'filmit, po t'teatrit, t'shfaqjes "Vitit 61".
Folem për Robert Ndrenikën, atë Bato Barmashin në "Moshën e Bardhë" t'marsit '72!
Folem për Arbanën që s'ndjehet mirë e për t'mëdhejt e teatrit, tani edhe pa teatrin.
N'paq gjak arbëri n'dej, mos e zgjat po fillo me themelin e teatrit, se s'pushojnë gjamët e drrasave n'skenë, i thashë
kryebashkiakut, që nuk e pata të qartë; shtroi darkë për mua apo për atë shitësin e librave me vathin e qenit n'vesh?
Rri me popullin, se zyret t'vetmojnë. Shikoje vetën n'sytë e tyne, se bahesh i madhë e kthehesh n'thjeshtësi!
Ndoshta m'ka kuptua se dashunisht i thashë si Leartit tim, e sytë i bani kokërr.
Mbramë hija e Dervish Shaqës e kaloi Lanën dhe erdhi n'Hotel Tirana.
- E kam vendin mes këtyne artistëve, o Erion Veliaj, se kangë e lot m'shkoi jeta. N'çufrrat për rreth Muzeut e dua edhe unë bustin tim!
Unë ia kuptova mëllefin, ndaj ia dridha telat sharkisë e ai tha "E lash borë e gjeta dimën"!
Unë veç e plotësova: Po mundohen do burra me ba verë, tue u takua n'Shkup e n'Shkodër!
Për juve që jeni ba merak se a kam pasë me hangër mbramë, po iu them: Për kopilin me plisin e bardhë n'krye, që mbledhë rrugëve bastardë me kuferin e thyem, mbramë shtroi darkë i pari i Tiranës, ai djaloshi që e don Tironën n'mënyrën e vet e hap kantiere pune pa fund",
shkruan ndër të tjera Lajçi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'