Mbrëmja e dytë e Sanremo/ Komedia e ashpër e Angelo Duro, Fedez sulmon ministrat Salvini dhe Roccella! ‘Treshja e çudirave’ emocionojnë Italinë

ITALI- Nata e dytë e festivalit të Sanremos dhuroi shumë muzikë, mirëpo nuk munguan polemikat. Një nga momentet më kulminante ka qenë edhe monologut të humorit, Angelo Duro që ceku një temë kritike siç është kriza në çift, tradhtia dhe produksioni.

"Martesa e gjyshit zgjati 63 vjet, a e dini pse? Sepse ai shkoi në kurva. Ju gratë jeni shkaku i gjithë kësaj sepse preferoni të vuani, thoni "Kam zbuluar se burri ka një tjetër', të këshillojnë t'i detyrosh të paguajnë dhe kështu të shkatërrosh një familje. Nuk duhet të bësh luftë me kurvat, por më mirë të bëhesh miq me to", janë një pjesë e monologut të tij. Më pas Duro u largua nga skena duke i dhënë gishtin e mesit të dyfishtë publikut që e duartrokiti

Chiara Ferragni shkëlqeu në skenën madhështore të “Ariston”, por jo pak vëmendje vodhi bashkëshorti i saj, Fedez. Edhe një herë këngëtari shkon kundër të gjithëve me një tekst kënge provokuese të krijuar enkas për Festivalin, me kritika për ministin Salvini, ndonëse nuk e përmendi atë, por edhe për zv.ministrin e tij Galeazzo Bignami.

“Treshja e çudirave”, Morandi, Ranieri dhe Al Bano kanë “firmosur” një copëz historie duke kënduar hitet e tyre të mëdha dhe duke bërë të gjithë Aristonin të këndojë në kor

Në mbrëmjen e dytë të Festivalit të Sanremos garuan 14 këngëtarë. Në mesin e të ftuarve Black Eyed Peas.

Al Bano-s iu dhurua një moment i veçantë në skenën që i dha shumëçka. 4 torta hynë për 80-vjetorin e Al Bano-s, i cili do ta festojë më 20 maj me një koncert në Verona Arena. Për të treguar se mosha është thjesht një numër, Al-Bano dhuroi 3 pompa dhe i bëri homazhe Ariston për të cilën tha se "detyrohet gjithçka, suksesin dhe rilindjen së tij".

Në fund të natës, juria (e përbërë nga 33% TV/media e shtypur, 33% media radio dhe 33% media online) vendosi një renditje të këngëve që u interpretuan. Ashtu si nata e parë, edhe kjo renditje merret në konsideratë vetëm me televotimin për të përcaktuar superfinalistin në natën finale.
1. Marco Mengoni
2. Colapesce Dimartino
3. Madame
4. Tananai
5. Elodie
6. Coma Cose
7. Lazza
8. Giorgia
9. Rosa Chemical
10. Ultimo
11. Leo Gassmann
12. Mara Sattei
13. Colla Zio
14. Paola & Chiara
15. Cugini di Campagna
16. Levante
17. Mr. Rain
18. Articolo 31
19. Gianluca Grignani
20. Ariete
21. Modà
22. gIANMARIA
23. Olly
24. LDA
25. Will
26. Anna Oxa
27. Shari
28. Sethu

Natën e 3-të, e cila do të jetë e enjte e 9 shkurtit, të 28 artistët do të performojnë këngët e tyre live për herë të dytë. Një renditje e përditësuar e përkohshme do të publikohet në fund të natës që përfshin një kombinim të rezultateve nga të tre netët.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës