Mbrëmja e shumëpritur, në 8 korrik ‘Yjet vinë në Butrint’! Nga Timo Flloko te Pirgu, artistët më te mirë në Amfiteatër

Mbrëmjen e 8 korrikut në Amfiteatër mbahet nën kujdesin e Vera Grabockës spektakli “Yjet vinë në Butrint”. Emrat më të mirë të artit e kulturës, nga Timo Flloko te Saimir Pirgu i shtojnë magjisë së pasurisë së jashtëzakonshme të Butrintit, shpirtin e poezisë dhe këngës

Jo vetëm arkeologji, mrekullia e monumenteve dhe natyrës, në mbrëmjen e 8 korrikut “Yjet vinë në Butrint”.

Një koncert gala me emrat më të spikatur të artit e kulturës nën kujdesin e Vera Grabockës.

Artisti Timo Flloko do t’i jap zë vargjeve më të bukura për jetën e dashurinë.

Tanimë i afirmuar në skenat ndërkombëtare, tenori Saimir Pirgu i bashkohet mbrëmjes maratonë, duke shënjuar një pikë kulminante në çeljen e sezonit të Operas në Amfiteatër. 

Sopranoja e njohur gjeorgjiane Nino Machaidze, që performon në teatrot më prestigjioz, do të rrëmbejë publikun në xhevahire operistike…

Profesionalizëm dhe spektakël me Orkestrën Simfonike të Teatrit, udhëhequr nga dirigjenti italian Jacopo Sipari di Pescasseroli…

Me Luiza Xhuvanin, Ema Andrean, Nik Xhelilajn e Kristian Koroveshin, dy breza të aktrimit i dhurojnë publikut në këtë pasuri botërore të njerëzimit magjinë e interpretimit…

Yjet e muzikës së lehtë i shtojnë atmosferën galasë së madhe me këngët romantike të Pirro Çakos, rikthimin e Ledina Çelos, energjinë e Arilena Arës, performancë elektrizuese nga Soni Malaj e Rovena Dilo, si dhe ngjyrat e rralla të zërit të Marsela Çibukajt.

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Delegacioni i Hamasit nesër në Kajro për bisedime

Lufta në Gaza/ Delegacioni i Hamasit nesër në Kajro për bisedime