LONDON -  Mbretëresha Elizabet II e Britanisë së Madhe ka lejuar që për herë të parë në histori, të luhet një ndeshje futbolli në oborrin e Pallatit Bukingham me rastin e 150 vjetorit të themelimit të federatës Angleze të Futbollit.
 
Ndeshja është bërë e mundur falë mbështetjes së princit Uilliam, nipit të Mbretëreshës. Fitimet e kësaj ndeshjeje simbolike do të jepen për bamirësi.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)