Mbretëresha e Anglisë Elisabeth II dhe princi Filip, do të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech kundër COVID në javët e ardhshme. 

Megjithëse në moshën 94 vjeçe, mbretëresha Elisabeth është vënë në radhë për të bërë vaksinën anti-COVID dhe nuk do të ketë asnjë përparësi për të dhe familjen mbretërore.

Të dy presin të pranonin ofertën e injeksionit sipas këshillës së mjekëve të tyre. Ekspertët e shëndetit publik besojnë se nëse çifti del në publik, mund të luftojë dezinformimin dhe të sensibilizojë qytetarët që ta bëjnë vaksinën.

Ajo dhe Princi Philip, 99 vjeç, nuk do të marrin trajtim preferencial.

Të parët që do të vaksinohen do të jenë të moshuarit  dhe kujdestarët e tyre si dhe personeli mjekësor. Britania ka porositur paraprakisht 40 milion doza të vaksinës në total dhe do të marrë një sasi fillestar prej 800,000 për të filluar javën e ardhshme.