Mbretëresha Elisabetë, për herë
të parë në një sfilatë mode/FOTO!!

Mbretëresha Elisabetë, për herë<br />të parë në një sfilatë mode/FOTO!!<br>
Mbretëresha Elizabetë II, ka bërë një shfaqje të papritur në Javën e Modës në Londër, ku ka ndjekur shfaqjen e stilistit Richard Quinn.

Ajo ka ndenjur në radhën e parë, pranë gazetares Anna Wintour. Mbretëresha, për të cilën është hera e parë që merr pjesë në Fashion Week në Londër, ndoqi shfaqjen e stilsitit Richard Quinn, i cili ka prezantuar shami dhe shaje që duket se përshtateshin me stilin e Mbretëreshës Elizabetë. 

Mbretëresha Elisabetë e ka nderuar stilistin me çmimin “Queen Elizabeth II Award for British Design", si talenti më i ndritshëm në Londër sa i përket fushës së tij.

Mbretëresha Elizabeth, ishte veshur me një kostum blu Angela Kelly me detaje të qëndisura me kristale. Ajo është parë duke folur me Wintour, kryeredaktoren e "American Vogue" dhe duke ndjekur me kujdes paradën, në kohën kur modelet parakalonin përpara saj.

mbreteresha ne fashion week

Mbretëresha Elisabetë II (majtas) dhe Anna Wintour (djathtas) 

Mbretëresha Elisabetë

Mbretëresha Elisabetë në Fashion Week, Londër

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht