Mbretëresha Elisabeth e para që
uron Metën President

Mbretëresha Elisabeth e para që<br />uron Metën President
Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, ka marrë urimin e parë pas betimit të tij si President.

Një telegram urimi i është dërguar nga Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e uron z. Meta për përurimin e tij si President dhe thekson se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vijoj ngushtësisht për të fuqizuar më tej marrëdhëniet.

“Dëshiroj t’ju uroj me rastin e përurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Unë dhe Qeveria ime presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të fuqizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ju përcjell Ju dhe popullit të Republikës së Shqipërisë urimet e mia më të mira për të ardhmen”, – shkruhet në mesazhin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë