Mbretëresha Elizabeta II uron
britanikët me fjalët e Shën Terezës

Mbretëresha Elizabeta II uron<br />britanikët me fjalët e Shën Terezës
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe…” Me këto fjalë të thëna nga Nënë Tereza, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta e Dytë, përshëndeti të gjithë britanikët në ditën e lindjes së Krishtit.
 
Në fjalimin e saj me rastin e Krishtlindjeve, Mbretëresha e Britanisë ka përcjellë mesazhin e paqes dhe dashurisë.
 
“Shpesh marr fuqi nga takimet me njerëz të thjeshtë që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme: vullnetarët, kujdestarët, organizatorët e komunitetit dhe fqinjët e mirë, heronj të pakënduar që me përkushtim që i bën ata të veçantë. Ata janë inspirim për ata të cilët i njohin, dhe jeta e tyre shpesh përfshin një të vërtetë të shprehur nga Nëna Terezë, nga ky vit Shën Tereza e Kalkutës. Ajo njëherë kishte thënë: ‘Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, u shpreh mbretëresha Elizabeth II.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit