Mbretëresha konfirmon takimin e fundit zyrtar mbretëror të Meghan dhe princit Harry

Mbretëresha konfirmon takimin e fundit zyrtar mbretëror të Meghan dhe princit Harry

Meghan dhe Harry

Pallati Buckingham ka konfirmuar angazhimin e fundit zyrtar mbretëror të Meghan Markle dhe Princit Harry, që do të zhvillohet javën e ardhshme përkrah Mbretëreshës, Princit William dhe Kate Middleton.

Sipas medias britanike, angazhimi i fundit zyrtar i Princit Harry dhe Meghan Markle u konfirmua sot, i cili do të jetë një shërbim i Commonwealth Day në Westminster Abbey.

Harry dhe Meghan shkaktuan një krizë mbretërore duke njoftuar se donin të jetonin të pavarur financiarisht, por duke e mbështetur gjithmonë  Mbretëreshën.

Por plani ishte i paarritshëm, dhe çifti tani po heqin stilet e tyre të HRH dhe po largohen plotësisht nga monarkia, për një jetë kryesisht në Amerikën e Veriut, nga 31 mars.

Javën e kaluar Kanadaja konfirmoi se do të ndalonte sigurimin për çiftin kur ata të tërhiqeshin si mbretërorë, duke kursyer taksapaguesit britanikë me 20 milionë në vit.

Kjo e shtyu ekspertin mbretëror Phil Dampier të këmbëngulë që dyshja nuk duhet të marrë para nga populli por do ta sigurojë jettesën me punën që dotë nisin.

Shërbimi i Commonëealth Day në Londër në datën 9 Mars do të transmetohet drejtpërdrejt në BBC One dhe në të gjithë Shërbimin Botëror të BBC.

Mbretëresha dhe familja mbretërore do të takojnë njerëz të përfshirë në shërbim dhe do të ecin përtej bartësve të flamurit të Commonëealth ndërsa ata largohen.

Meghan  do të marrë pjesë në Fundeavor Aëards Aëards me Harry-n pasi fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar nga Kanadaja ku po qëndronte.

Buckingham Palace nuk pranoi të thoshte nëse ajo ishte tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Harry ka marrë pjesë në çdo ceremoni që nga inaugurimi në 2017, në të cilën ai shkoi me vëllain e tij Ëilliam, kurse në vitin 2018 dhe 2019 shkoi me Meghanin.

Pallati Buckingham nuk pranoi të thoshte nëse Harry dhe Meghan do të kontribuonin ndonjë para të tyre për mbrojtjen e çiftit.

"Ishte vetëm çështje kohe përpara se kanadezët të pushonin së paguari për sigurinë e tyre sepse ata nuk janë më pjesë e mbretërisë dhe tani padyshim që barra do të bjerë mbi taksapaguesit britanikë”, u shpreh ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë