Disa dokumente top sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes britanike, të cilat përmbanin informacione rreth kalimit të anijes luftarake britanike në ujërat e Krimesë një javë më parë, janë gjetur në një stacion autobusi në Kent.
Dokumenti prej 50 faqesh thuhet se diskuton reagimin e mundshëm rus ndaj kalimit të luftanijes britanike në ujërat e Ukrainës e më pas në brigjet e Krimesë dhe një tjetër përcakton planet për një prani të mundshme ushtarake të MB në Afganistan pasi operacioni i NATO-s i udhëhequr nga SHBA mbaron këtë vit.
Ministri britanik i mbrojtjes ka nisur hetimet pas zbulimit, në një stacion autobusi në Kent.
Ministria britanike konfirmoi se dokumentet janë gjetur nga një qytetar i cili i ka dorëzuar në zyrën e objekteve të humbura.
Ndërkohë që një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se do të ishte e papërshtashme të thuheshin detaje të tjera ndërsa një hetim ka filluar për incidentin.
Mes dokumenteve ka dhe disa vlerësime për rrezikun e reagimeve agresive nga ana e Rusisë pas kalimit para Krimesë së anijes britanike të luftës. Pas zbulimit, të cilin zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse e cilësoi si provokimin e radhës, duket se Londra ka përllogaritur rrezikun duke konfirmuar gjithsesi misionin përballë rajonit të aneksuar nga Moska, për të dhënë një sinjal politik.
Pas incidentit, ministria e jashtme ruse kërkoi në takim ambasadoren britanike, të cilës iu dorëzua një notë zyrtare proteste
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
11.6%
-
S'do votoj
6.7%
Vota total: 550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Putin diskuton me të vetët armëpushimin në Ukrainë
1 Prill, 16:16
-
Putin njofton vizitën e presidentit kinez në Moskë më 9 maj
1 Prill, 16:00
-
Moska: Propozimet e SHBA-ve për armëpushim në Ukrainë janë 'të papranueshme' në formën aktuale
1 Prill, 15:48
-
Non Grata si Berisha/ Milorad Dodik arrin në Moskë edhe pse është në kërkim nga Bosnje-Hercegovina
31 Mars, 22:39
-
Negociatat për armëpushim në Ukrainë, Krisafi tregon arsyet pse Moska devijon vazhdimisht: SHBA s’ka gjë në dorë për ta detyruar
31 Mars, 20:49
-
Polonia nënshkruan kontratë 2 miliardë dollarë me SHBA për mbrojtjen ajrore
31 Mars, 20:27
-
Zbulohet anija korvetë italiane që do marrë Flota Detare e Shqipërisë, kryeministri e lajmëroi të shtunën! Pritet këto ditë, do ketë dhe ceremoni
31 Mars, 20:23
-
Media: Zelensky ka dhënë udhëzime për të nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë këtë verë! Putin shpall rekrutimin më të madh ushtarak të 14 viteve të fundit
31 Mars, 16:17
-
Roli sekret i SHBA në luftën e Ukrainës kundër Rusisë
31 Mars, 16:00
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti finlandez: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
31 Mars, 11:31
-
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
31 Mars, 08:45
-
Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë
31 Mars, 08:26