Mbretëria e Bashkuar: Rusia rekruton si ushtarë emigrantë nga Azia Qendrore në këmbim të shtetësisë ruse

Mbretëria e Bashkuar: Rusia rekruton si ushtarë emigrantë nga Azia Qendrore në këmbim të shtetësisë ruse

Rekrutët ushtarakë rusë kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e imigracionit për të rekrutuar forca të reja midis punëtorëve migrantë të Azisë Qendrore që të dërgohen për të luftuar në Ukrainë. Kështu thuhet në raportin ditor të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë.

Në zyrat e imigracionit, stafi që flet taxhikisht dhe uzbekisht përpiqet në mënyrë rutinore të rekrutojë emigrantët, të cilëve u është ofruar gjithashtu një rrugë e përshpejtuar e nënshtetësisë ruse prej gjashtë muajsh deri në një vit në vend të pesë viteve të zakonshme.

Radio Evropa e Lirë raportoi se rekrutuesit po ofrojnë bonuse regjistrimi prej 2,390 dollarë dhe paga deri në 4,160 dollarë në muaj. Rekrutimi i emigrantëve është pjesë e përpjekjeve të Ministrisë ruse të Mbrojtjes për të arritur objektivin e saj prej 400,000 vullnetarësh për të luftuar në Ukrainë, tha ministria britanike.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa në Kiev dhe Odessa, shpërthime dhe zjarre! Prigozhin nuk e lë Bakhmutin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit