Mbreti Charles nderon pedagogun shqiptar Andi Hoxhaj! Profesori merr titullin ‘Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike’

Mbreti Charles nderon pedagogun shqiptar Andi Hoxhaj! Profesori merr titullin ‘Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike’

Mbreti Charles, pedagogu Andi Hoxhaj

Mbreti i Anglisë Charles III, nderon me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, pedagogun e drejtësisë në “University College London”, Andi Hoxhaj.

Emri i Hoxhajt gjendet mes disa personaliteteve të tjera, të nderuar për kontribut në fusha të ndryshme me rastin e festave të fundvitit. Universiteti ku ai jep leksione në fushën e drejtësisë, njihet si një prej më prestigjozëve në botë.

Ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

Pedagogu shqiptar shkruan në rrjetet sociale: Gjatë gjithë jetës sime, kam pasur fatin të takoj shumë njerëz që më kanë mbështetur gjatë rrugës dhe ju jam mirënjohës të gjithëve. Jam vërtet i nderuar që më jepet ky titull nga Madhëria e Tij Mbreti.

Lajmi cilësohet si mjaft pozitiv në një kohë që shqiptarët më së shumti janë lakuar për emigrim dhe aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 31/12/2023 18:16

    Respect e mirenjohje per shqipetare si Andi Hoxhaj keta jane nderi I kombit shqipetar por qe kurre nuk nderohen nga shteti ame por vleresohen me tituj nderi nga Madheria e Tij Mbreti Charles I Mbreterise se Bashkuar UK MIRENJOHJE edhe njehere Faleminderit qe na bere vertete krenare ne te gjithe shqipetaret e Mbreterise Britanike Respect

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI