Mbreti Charles III ka pritur në një takim në ‘Buckingham Palace’ ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe Uran Ferizi.
Diplomati shqiptar i ka dorëzuar kredencialet si ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Ferizi bën të ditur se zhvilloi një bisedë të ngrohtë për aleancën, vlerat e përbashkëta dhe admirimin e ndërsjellë.
Më tej ambasadori shqiptar shkruan se mbreti Charles III është i prirur për të vizituar Shqipërinë.
‘Sot pata nderin e madh t'i dorëzoj kredencialet e mia, si Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, para Mbretit Charles III. Ne patëm një bisedë të ngrohtë për aleancën tonë, vlerat tona të përbashkëta dhe admirimin e ndërsjellë. Madhëria e tij është shumë e prirur për të vizituar Shqipërinë. Rroftë mbreti! Rroftë Shqipëria!’- shkruan ambasadori shqiptar.
Uran Ferizi, 42 vjeç u emërua si ambasador i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe më 24 dhjetor të vitit 2023. Uran Ferizi po ashtu do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Irlandë si ambasadori jo rezident
Mbreti Charles III dhe ambasadori Uran Ferizi












Komente
Komento