Nëse bota nuk reagon ndaj kërcënimit xhihadist, ata do të mbërrijnë në Europë brenda një muaji dhe në Shtetet e Bashkuara një muaj më pas. Ky lajm u transmetua sot në televizionin shtetëror arab Asharq al-Awsat, një paralajmërim nga mbreti i Arabisë Saudite Adbullah gjatë një ceremonie mikpritëse me ambasadorët e rinj në vend. Me deklaratën e tij, Abdullah kërkon të tërheqë forcat e Uashingtonit dhe NATO-s drejt një lufte më të gjerë kundër organizatës terroriste të shtetit islamik të Irakut dhe Levantit.
Sipas mbretit arab, terrorizmi i xhihadistëve nuk njeh kufi dhe problemi qëndron në faktin që ky rrezik mund të prekë disa vende jashtë Lindjes së Mesme.
Gjatë fjalës së tij, Abdullah theksoi se terrorizmi duhej luftuar me forcë, arsye dhe shpejtësi duke kërkuar që ky mesazh t’u përcillej udhëheqësve botërorë. Arabia Saudite, një aleat i madh i SHBA-së në rajon ka marrë një rol gjithnjë e më aktiv në kritikat ndaj grupit terrorist të shtetit islamik.
Ndërkaq, presidenti i SHBA ende nuk ka vendosur nëse vendi i tij duhet të ndërmarrë sulme kundër ISIS në Siri, pas sulmeve ajrore të ndërmarra në fillim të këtij muaji. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry bëri thirrje një ditë më parë për një koalicion global për t’iu kundërvënë agjendës shfarosëse të ISIS.
/Shqiptarja.com