Mbreti i Arabisë Saudite anulon
pjesëmarrjen në samitin G20

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, nuk do të marrë pjesë në Samitin G20 në Hamburg.

Kjo konfirmohet nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Ky samit do të mbahet në datat 6-7 korrik.

Zëdhënësi, Steffen Seibert, ka thënë se qeveria saudite e ka njoftuar Berlinin se mbreti 81-vjeçar, nuk do të marrë pjesë në këtë samit.

Seibert nuk ka përmendur ndonjë arsye për anulimin e pjesëmarrjes.

Burime diplomatike nga Arabia Saudite i kanë thënë DPA-së, se anulimi është i lidhur me konfliktin e Arabisë Sudite me Katarin.

Në qershor, Arabia Saudite dhe vendet fqinje, Bahrenini, Emiratet e Bashkuara dhe Egjipti i kanë prishur marrëdhëniet me Katarin, të cilin e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit.

Këto vende po kërkojnë që Katari t’i jap fund mbështetjes së Vllazërisë Myslimane, të ndalojë transmetimin e Al-Jazeera, të zvogëlojë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të mbyllë një bazë ushtarake turke në Katar.

Ministri i financave i Arabisë Saudite, Mohammed al-Jadaan, do të jetë pjesë e samitit në vend të Mbretit Salman.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve

Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve