Mbreti i drogës "El Chapo" shpallet fajtor

Mbreti i drogës

Foto ilustruese, Joaquín "El Chapo" Guzmán

“Mbreti meksikan” i drogës  Joaquín "El Chapo" Guzmán është shpallur fajtor për të gjitha  akuzat që rëndonin mbi të. Gjyqi i tij u mbajt në në një gjykatë federale në New York.

Joaquín Guzmán, 61 vjeç, u dënua për akuza të shumta duke përfshirë shpërndarjen e kokainës dhe heroinës, posedimin e paligjshëm të armëve të zjarrit, vrasjeve të shumta dhe pastrimin e parave.

“El Chapo” u arrestua në janar 2016 pasi u arratis nga një burg meksikan përmes një tuneli pesë muaj më parë. Ai u ekstradua në SHBA në vitin 2017.

Meksikan u akuzua se ishte mbrapa kartelit të drogës gjithëpërfshirëse Sinaloa. Prokurorëtt thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. "El Chapo" ka drejtuar kartelin Sinaloa në Meksikë veriore.

Me kalimin e kohës, ai u bë një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në SHBA. për të thuhet gjithashtu se ka përdorur vrasës me pagesë për të kryer "qindra" vrasje, sulme, rrëmbime dhe veprime të torturës ndaj rivalëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)