Mbreti i Jordanisë: Do japim ndihmë
për zhvillim në turizëm e shëndetësi

Mbreti i Jordanisë: Do japim ndihmë<br />për zhvillim në turizëm e shëndetësi
TIRANE - Kryeministri Edi Rama priti sot, në Kryeministri Mbretin e Jordanisë Abdullah II, i cili ndodhet në Shqipëri në vizitën e tij të parë zyrtare.

Në takim është konstatuar se marrëdhëniet midis dy vendeve udhëhiqen nga fryma e miqësisë dhe e mirëkuptimit, si dhe u shpreh gatishmëria për të rritur bashkëpunimin ekonomik.

Një fushë me potencial të lartë zhvillimi, për të cilën pala jordaneze shprehu një interes të posaçëm, u vlerësua turizmi.

Mbreti Abdullah II shprehu admirim për vijën bregdetare të Shqipërisë dhe siguroi se do të inkurajonte investimet jordaneze në turizëm.

Po ashtu Mbreti Abdullah II premtoi se Jordania si një vend mik, me kënaqësi do të ofronte ndihmën e saj për zhvillim edhe në fusha të tjera si shëndetësia.

Po ashtu u nënvizua edhe vullneti për një bashkëpunim më të madh në fushën e sigurisë.

Në takim u fol edhe për sfidat e sotme rajonale dhe globale dhe u nda mendimi se si të tilla kërkojnë ndërveprim midis vendeve dhe përgjigje globale.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit