Baldushku, vendi tradicional për gjelin e detit gjallërohet nga kërkesa e lartë për shpendin simbolik të tryezave festive. Banorët e Baldushkut thonë që çmimi varion nga 1000 lekë për qelin e detit dhe 1200 lekë për pulën.
“Kilen e shesim 10 mijë lekë, dhe 12 mijë lekë. Ka kërkesa. Mishi është i mirë. Pulat janë rrit me ushqim bio”, shprehet një banor.
Për të shitur në fundvit, atyre iu duhet të investojnë 8 muaj më parë. Banorët tregojnë për Report TV, se pula dhe gjelat e detit i blejnë zogj dhe kujdesen për to, muaj me radhë. Çmimi me të cilin i shesin nuk i ‘kënaq’.
“Gjeli i detit është 10.000 lekë (vjetra) kilja. Më tepër nuk shkon më”, thotë një tjetër.
“Nuk ka ndonjë fitim të madh”, thotë qytetari.
Edhe pse interesi është i lartë nga qytetarët, thonë ata, shqetësim mbetet konkurrenca e pandershme që iu vjen nga importi, prej nga ku ky produkt vjen më i lirë.
“Ka pasur interes. Ka më tepër për pulën e detit sa gjeli se janë njerëzit janë të ndarë tani, janë pak në shtëpi, gjeli përshembull shkon 9 kg-10 kg, kurse pula vjen 5 kg. I marrin me 7.000 lekë edhe i shesim me 9.000 mbasandaj, na vënë neve në siklet që kam shtatë muaj tetë muaj që i mbaj këta”, tregon një tjetër banor i Baldushkut.
Problemi i importit është ngritur si shqetësim edhe më i ndjeshëm nga fermerët e Cakranit në Fier, të cilëve gjelat dhe pulat e detit u kanë mbetur pa shitur për shkak se tregu po dominohet nga produktet e importuara, kryesisht nga Greqia.
Komente









Sa bukur o zot! Mbarësi dhe pare. Nuk është çmim i papërballueshëm.
Përgjigju10 000 leke per kilograme peshe e gjalle. Ne pjesen me te madhe te europes perëndimore eshte 15- 20 euro per kilogramë i therur dhe i çertifikuar bio.Fatéeqesishte ne Shqipëri eshte pak me shtrenjte.
PërgjigjuEshte cmim i lartë për cilësine qe ka. Bleva te nje familje ne Baldushk 3 gjela me 10 000 leke/kg. Mbasi i theri e zonja e shtepisë, njeri kishte dallim nga 2 te tjeret. E pyeta pse janë te ndryshem,dhe pergjigja e saj ishte qe ketij te fundit i hodha uje me te nxehte per ta rrjepur dhe uji i nxehte e beri me te verdhe, gje qe nuk e beson njeri.Ne fakt ky i verdhi dukej qe ishte rritur ne natyre, dhe ata 2 te tjeret ishin blerje pularie.
Jo vetem qe eshte 10 000 (te vjetra) Leke/kg, po fermeret e Baldushkut po bejne edhe hile shume te uleta. Truku qe ata po perdorin eshte ky: Rrisin nje tufe prej 40 krere gjelash, dhe mbas dates 20 Dhjetor kur vjen makina e pularise ne fshat blejne edhe 100 krere te there, pastaj i perziejne me ata qe kane rritur vete dhe pastaj i shesin sikur jane te gjithe bio. Prandaj mos u mashtroni me prej tyre, pularie se pularie , me mire shkoni e blini ne supermarket.
Atje ku Thu ti daku qe shkon 15 deri 20 euro kg I therur ma trego ene rrogen minumale sa esht per fixim meqe ne shqiperi qenka pak me shtrenjt e Jo shum me shtrenjt ne raportin page cmim