As Mbreti i Championsit Cristiano Ronaldo nuk i ka mjaftuar Juventusit për të ngritur Kupën që bardhezinjve u mungon që prej vitit 1996. Bardhezinjtë duhet të dorëzohet që në fazën çerekfinale për herë të dytë radhazi pavarësisht se kanë në ekip një si Cristiano Ronaldo që ka qënë protagonist ndaj Atleticos me tre gola dhe po ashtu edhe në dy ndeshjet ndaj Ajax.
CR7 është ngjitur në kuotën e 126 golave në Champions por kjo është hera e parë pas 8 sezonesh që ai nuk do të zbresë në fushë në fazën gjysmëfinale.
Kjo është një befasi e dyfishtë për klubin bardhezi që në verë investoi më shumë se 100 mln euro për të afruar në skuadër Ronaldon mjeshtrin e Champions League. Numrat flasin në favor të portugezit që ka shënuar 25 gola në 22 ndeshje të fazës çerekfinale.
Eliminimi që në çerekfinale i ka kushtuar Juventusit edhe në aspektin ekonomik pasi ka një humbje prej 13.1 mln euro shumë të cilën do ta përfitonte nëse kalonte më tej. Megjithatë skuadra italiane deri tani nga ky sezon i Championsit ka future në arka mbi 94 mln euro.
Juventusi nuk është rrëzuar pas eliminimit të dhimbshëm dhe drejtuesit po mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm në mënyrë që të luftojnë deri në fund për kupën me veshë të mëdhenj. Presidenti Andrea Agnelli thotë se Championsi mbetet objektiv për sezonin e ardhshëm me Max Allegrin në pankinë ndërsa edhe vetë trajneri italian ka sqaruar se ai Presidentit Agnelli i ka komunikuar që do të qëndrojë./ Përgatiti Andi Kapxhiu/