Mbrojtën flamurin, Lorik Cana dhe 
Xhaka, 'Qytetar Nderi' të Mitrovicës

Mbrojtën flamurin, Lorik Cana dhe <br />Xhaka, 'Qytetar Nderi' të Mitrovicës
Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, dhe lojtari Taulant Xhaka do të shpallen “Qytetar Nderi” të Mitrovicës së Kosovës për sakrificën e treguar në mbrojtjen e flamurit kuqezi që u valëvit mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit gjatë ndeshjes mes kombëtareve të dy vendeve më 14 Tetor.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri tha se ka marrë vendimin për nisjen e procedurave për shpalljen “Qytetar Nderi” të futbollistëve nga Kosova.

flamuri

“Futbollistët Xhaka e Cana janë krenaria e Kombit tonë. Ndonëse u gjendën në një ambient tejet armiqësor, ku turmat kërcënonin shqiptarët me heqje të kokave dhe ku ishin të rrezikuar seriozisht, ata për asnjë moment nuk u hamendën për të mbrojtur simbolet dhe figurat më të shquara të Kombit që i përkasin. Sjellja e këtillë e tyre është për admirim, prandaj edhe vendosa që të filloj procedurat për dedikimin e titullit “Qytetar Nderi o Mitrovicës”, për Taulant Xhakën dhe Lorik Canën”, tha kryetari Bahtiri.
 
flamuri

Kryetari Bahtiri është  i bindur se qytetarët e Mitrovicës do të ndjehen tepër krenarë që këta dy futbollistë, por para së gjitha patriotë të vërtetë, do të shpallen “Qytetar Nderi” të Mitrovicës. 
 
flamuri

Futbollistët Xhaka e Cana, do të njoftohen zyrtarisht për këtë nismë dhe në koordinim me ta, natyrisht pasi të përfundojnë të gjitha procedurat me ligj, do të caktohet dita kur në mënyrë solemne do të iu dorëzohet titulli.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë