Mbrojtësi Hysaj: Jam i lumtur
te Napoli, dua titullin kampion

Mbrojtësi Hysaj: Jam i lumtur<br />te Napoli, dua titullin kampion<br>
Elseid Hysaj ka kërkuar që Napoli të lërë menjëherë pas krahëve eliminimin në Kupën e Italisë dhe të përqendrohet te kampionati, që është edhe objektivi kryesor i të kaltërve në këtë sezon.

Mbrojtësi shkodran i napolitanëve, ka dhënë një intervistë për radion “Kiss Kiss Napoli”, ku është shprehur mjaft i lumtur me aventurën në këtë qytet, por edhe lojën e skuadrës ku militon.

“Jemi pak të mërzitur për humbjen me Atalantën. Sigurisht na bën të ndihemi keq, por nga ana tjetër na jep forcë për të shkuar më larg në kampionat. Dhe duhet të ringrihemi menjëherë, që në ndeshjen e radhës me Veronën. Duhet të jemi agresivë dhe të bëjmë maksimumin për të fituar.

Duam të qëndrojnë në nivelet më të larta dhe ta nisim mirë vitin. Ndihem shumë mirë në Napoli dhe më pëlqen futbolli që bëjmë, kemi dëshirë të madhe për të reaguar dhe për të dhënë më të mirën. Sarri na kërkon të jemi më të egër, por mendoj se jemi mjaftueshëm inteligjentë dhe i kemi kuptuar gabimet tona.

Kampionati është i gjatë dhe duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Inter dhe Roma janë shumë pranë dhe mund të na bashkohen në luftën për titullin”, deklaroi Hysaj. Një mesazh Hysaj nuk harron ta dërgojë edhe për tifozët: “Shpresoj shumë në mbështetjen e pakufizuar të tifozëve dhe dëshirojmë që stadiumi të jetë gjithnjë i mbushur plot”, përfundoi deklaratën e tij mbrojtësi shqiptar i Napolit.

Etrit Berisha pasuesi i Reinas te Napoli?
Napoli kërkon t’ia besojë portën Etrit Berishës. Pasi Atalanta arriti të eliminonte Napolin nga Kupa e Italisë mesa duket të dyja skuadrat do të përballen sërish. Këtë herë jo në fushën e blertë, por në tavolinën e rrumbullakët.

Shkak është gardiani kuqezi, Etrit Berisha i cili jo në pak raste është shfaqur si asi nën mëngë për portën e Atalantës, ku me pritjet e tij ka ndihmuar shumë skuadrën. Një gjë të tillë e vertetoi edhe në sfidën ndaj Napolit.  Drejtuesit e klubit jugor, kanë krijuar bindjen se ish-portieri Lazios është pasuesi ideal i Pepe Reinas me spanjollin që ka një kontratë që skadon në qershor.

Kjo nuk është hera e parë që prishtinaliu kërkohet nga skuadra ku luan dhe një tjetër lojtar kuqezi siç është Elseid Hysaj. Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri tentoi të siguronte shërbimet e Berishës dhe sezonin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk u arrit. Ndërkohë që këtë herë situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal