Mbrojtja, Berisha pret Arvizu
“Ne, kudo ku të jetë SHBA”

Mbrojtja, Berisha pret Arvizu<br />“Ne, kudo ku të jetë SHBA”
TIRANË - Kryeministri Berisha u takua sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zotin Aleksandër Arvizu.
Siç bën me dije zyra e shtypit e kryeministrisë, Ambasadori Arvizu vlerësoi rolin e Shqipërisë si një anëtar i denjë dhe aktiv i Aleancës së Atlantikut të Veriut, në operacionet që NATO ka ndërmarrë dhe ndërmerr në Afganistan, Irak etj., në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit global.
Ai e njohu Kryeministrin Berisha me Strategjinë e re të Mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga Presidenti Obama. Ambasadori Arvizu u ndal në drejtimet kryesore të strategjisë, në të cilat theksohet një angazhim më i madh i SHBA ne Azi, vazhdimi i angazhimit nëpërmjet partneritetit në Lindjen e Mesme dhe ritheksim i rëndësisë themelore që Evropa dhe NATO ka në strategjinë globale të SHBA.
Kryeministri Berisha çmoi si më rëndësi për paqen dhe stabilitetin në botë, fokusimin më të madh të kësaj strategjie drejt Azisë. Duke vlerësuar lart rolin e SHBA dhe NATO-s në Evropë, në zgjidhjen dhe stabilizimin e konflikteve në rajonin e Evropës Jug – Lindore, në dy dekadat e fundit, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbajtjes në të ardhmen të pranisë së SHBA dhe të NATO-s në Rajon, si një kusht i rëndësishëm për garantimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik të këtij rajoni.
Kryeministri ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e saj, në kuadrin e NATO-s, si dhe përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kudo që kjo të jetë e nevojshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’