Monitorim i çmimeve në tregjet e Elbasanit për mbrojtjen e konsumatorit.

Bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë një nismë që synon të rrisë transparencën e të mbrojë konsumatorët, përmes monitorimit të çmimeve të produkteve të shportës në tregun e shumicës dhe në disa tregje të pakicës në qytet.

Një grup pune po ndjek nga afër dhe po verifikon në terren situatën e çmimeve, si në tregun e shumicës, ashtu edhe në pikat e shitjes me pakicë.

Edhe pse Bashkia e Elbasanit nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në nivelin e çmimeve, ajo ka detyrimin të orientojë qytetarët drejt pikave kur pasqyrohet giendja reale e çmimeve.

Qëllimi i këtij monitorimi është të orientojë qytetarët në kohë reale për çmimet në tregje për të mos rënë pre e abuzimeve me çmimet.

Tabelat e publikuara më poshtë pasqyrojnë çmimet e verifikuara gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në disa prej tregjeve kryesore të qytetit të Elbasanit.

“Të nderuar qytetarë, për të mos rënë pre e abuzimeve të pajustifikuara me çmimet drejtohuni tregjeve ku çdo mëngjes Bashkia e Elbasanit do të sjellë gjendjen e çmimeve” thotë Bashkia në njoftimin e saj.