Mbrojtja e përbashkët evropiane,
lind nga një aleancë e pazakontë
Mungonin vetëm Irlanda, Portugalia, Malta, Danimarka dhe natyrisht Mbretëria e Bashkuar, e cila është pothuajse jashtë Bashkimit Evropian. Të përfaqësuar nga Ministritë e tyre të Mbrojtjes dhe të Jashtme, shtetet e tjera të BE u mblodhën të gjitha në Bruksel më 13 nëntor, për t’i hapur rrugë fazës së parë të mbrojtjes së përbashkët, në formën e një bashkëpunimi të përhershëm e të strukturuar.
Mungonin vetëm Irlanda, Portugalia, Malta, Danimarka dhe natyrisht Mbretëria e Bashkuar, e cila është pothuajse jashtë Bashkimit Evropian. Të përfaqësuar nga Ministritë e tyre të Mbrojtjes dhe të Jashtme, shtetet e tjera të BE u mblodhën të gjitha në Bruksel më 13 nëntor, për t’i hapur rrugë fazës së parë të mbrojtjes së përbashkët, në formën e një bashkëpunimi të përhershëm e të strukturuar.
Pothuajse të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, janë angazhuar për të bashkëpunuar në zhvillimin e armëve, materialeve të transportit dhe mjetet kërkimore, duke u hedhur themelet për një industri të përbashkët kërkimore dhe ushtarake, e cila do i jepte Unionit një “autonomi strategjike”, nga Shtetet e Bashkuara.
Situata nuk do të ndryshojë menjëherë. Do të duhen vite para se të kalohet nga qëllimet, tek faktet. Në çdo rast, më Atlanticistët në mesin e vendeve evropiane, si Holanda apo Polonia, sot janë pjesë e një kauze të përbashkët me ata vende, si Franca dhe tani edhe Gjermania, që bëjnë thirrje për krijimin e një mbrojtje Evropiane, një kusht thelbësor për transformimin e BE-së në një aktor kryesor politik, në skenën ndërkombëtare.
Një përgjegjës i vetëm
Vijat ndarëse, të vjetra po aq sa edhe vetë Unioni, duket se janë fshirë, apo kapërcyer në muajt e fundit. E gjithë kjo ka një përgjegjës të vetëm: Donald Trumpin.
Duke vënë në dyshim automatizmin e solidaritetit mes vendeve të Aleancës së Atlantikut dhe duke mbjellë kaos në diplomacinë e SHBA, presidenti më i pazakontë amerikan ka bindur aleatët më besnikë evropianë, se nuk mund t’i besojnë më Uashingtonit.
Ombrella amerikane natyrisht është mbyllur, pikërisht në momentin kur shtetet evropiane shohin daljen e Mbretërisë së Bashkuar, një prej fuqive unike ushtarake të Unionit (bashkë me Francën), dhe gjenden përballë krizave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, shkruan bota.al.
Donald Trumpi ka përshpejtuar një proces që i ka mundësuar Emmanuel Macronit që të bindë kollaj Angela Merkelin, se ka ardhur momenti për të ribërë Unionin, dhe kjo kalon pashmangshmërisht nga një mbrojtje e përbashkët.
Shpejtësia me të cilën kemi mbërritur në këtë zgjidhje është edhe më e habitshme, po të mendojmë se sot, Franca dhe Gjermania u propozojnë partnerëve të tyre që të përparojnë në fusha të tjera me interes të përbashkët, përtej mbrojtjes, jo duke kërkuar unanimitet, por secili me ritmin e vet, duke krijuar në këtë optikë, sisteme të përhershme bashkëpunimi, lindja e të cilëve parashikohet prej traktateve.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
28.4%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 1614
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humbja në Conference League, Orges Shehi e ka me gjyqtarin: Na penalizoi, shënojmë në ndeshjen e kthimit
25 Korrik, 21:27
-
Itali/ Rai gjobitet me 206 mijë euro për reklamë ‘të fshehtë’
25 Korrik, 20:58
-
Pse u deshën 2 orë për të anuluar golin e Argjentinës ndaj Marokut?
25 Korrik, 20:57
-
Dëshmia: Ditën që vdiq Musine Kokalari në banesën e saj në Rrëshen unë gjeta të shkruara me dorën e saj…
25 Korrik, 20:57
-
Rekord/ KESH blen 6.8 mln euro energji elektrike për 8 ditë furnizim
25 Korrik, 20:52
-
UNESCO miraton vendimet për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin, vendimi për Ohrin shtyhet vitin e ardhshëm
25 Korrik, 20:46
-
Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik
25 Korrik, 20:39
-
‘A e shkarkoni dot Alfred Pezën?’, Zhupa e Bardhi debate në Kuvend, anëtari i Këshillit të RTSH ‘kryqëzon’ duart! Ndërpritet seanca
25 Korrik, 20:37
-
Lojërat Olimpike/ Telashe për Poloninë, sportisti rezulton me doping para 'Paris 2024'
25 Korrik, 20:31
-
Çfarë mund t’u ndodhë flokëve tuaj nëse nuk i lani rregullisht?
25 Korrik, 20:29
-
Denisa Millo: Mbi AI dhe zëvendësimin e profesioneve të punës
25 Korrik, 20:22
-
Kavajë/ Zjarr në një sipërfaqe me pemë, po ndërhyhet nga ajri dhe toka! Ministri Balla dhe kryebashkiaku Qosja në vendngjarje.
25 Korrik, 20:20