Mbrojtja/ Xhaçka në Austri: Shqipëria prodhon siguri për rajonin

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin Ministror të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian. Takimi, i mbajtur në Graz (Austrisë) ishte një nismë e Ministrit të Mbrojtjes të Austrisë, Mario Kunasek, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga pala austriake për prioritetet në fushën e mbrojtjes.

 “Trajtimi i sfidave të sigurisë mbetet një nga prioritetet tona kryesore, pasi është një interes i përbashkët për të pasur një kujdes të veçantë për rajonin tonë. Megjithëse kërcënimet e sigurisë po bëhen shumë të ndryshme në zonën euroatlantike, ne kemi bërë një përparim të shkëlqyer në drejtim të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv duke prodhuar siguri për rajonin ”, tha Ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Duke u ndalur në referendumin që pritet të mbahet në Maqedoni ditën e diel, Ministrja e Mbrojtjes tha se ‘kemi besimin e plotë se ky referendum do jetë një hap i sigurt në drejtim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit jo vetëm për qytetarët maqedonas por për të gjithë rajonin’.

Ministrja Xhaçka i njohu homologët e Austrisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës me strukturat e rëndësishme të sigurisë dhe bashkëpunimit që vendi ynë pritet të drejtojë gjatë vitit të ardhshëm, si: Karta e Adriatikut, Procesi i Ministrit të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (SEDM), si dhe Verifikimi Rajonal i Kontrollit të Armëve dhe Qendra e Asistencës për Zbatimin (RACVIAC).

Të gjitha këto, tha Ministrja Xhaçka janë tregues i pjekurisë dhe aftësise së Shqipërisë për të drejtuar procese të rëndësishme në fushën e sigurisë. Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan në fund të takimit deklaratën e përbashkët, për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve për përballimin e sfidave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)