Mbrojtje e të drejtave të njeriut 
​Ligjet miratojnë konventën e KE

Mbrojtje e të drejtave të njeriut <br />​Ligjet miratojnë konventën e KE
TIRANE - Komisioni për Çështjet Ligjore shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e protokollit nr. 15, të Konventës Europiane, për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”. E pranishme në mbledhjen e komisionit ishte Drejtoresha e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Ketrin Treska. Ajo bëri një parashtrim të projektligjit duke shtuar se: “Ratifikimi i protokollit nr 15, të konventës Europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve Anëtare të Këshillit të Europës, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Gjithashtu ky protokoll shërben edhe për mbështetjen nga ana e autoriteteve shqiptare të konventës evropiane të të drejtave të njeriut, si edhe për lehtësimin e  mundësisë së qytetarëve në ushtrimin të drejtave dhe interesave të tyre në mënyrë sa më efikase”.

Relatorja e projektligjit, Anlia Agalliu, theksoi se ratifikimi i kësaj konvente do të thellojë bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Europës. “Ratifikimi i protokollit numër 15, i cili i amendon konventën europiane për të drejtat e njeriut, propozohet në kuadër të përmirësimit të mëtejshëm të legjislacionit në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe për të konfirmuar se Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, mund të vazhdojë të luaj rolin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Europë.

Ratifikimi i protokollit nr 15 të Konventës Europiane për Mbrojtjen të Drejtave të Njeriut dhe Lirive themelore, do të thellojë bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillin e Europës, si edhe palëve të tjera kontraktuese në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe njëkohësisht do t’i shërbej qëllimeve të drejtësisë për gëzimin nga shtetasit për një mbrojtjen më të mirë ligjore”,- theksoi Agalli.

Më pas deputetët e votuan projektligjin në tërësi, duke ia kaluar për shqyrtim seancës plenare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal