Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka vlerësuar  avokatëve të shtetit, duke theksuar se kanë treguar integritet dhe profesionalizëm.  Në ceremoninë e organizuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Avokaturës së Shtetit, Naço theksoi vendosmërinë për reformimin edhe të këtij institucioni, në mënyrë që të përmbushë standardet më të mira të BE-së.

“Ky institucion është i vetmi që mbron vlerat pasurore të shtetit. Pavarësisht dëshirës që ne kemi që duam të fitojmë çdo çështje, kjo praktikisht është e pamundur por në çdo rast unë kam konstatuar se nga avokatët është treguar integritet dhe profesionalizëm. Si institucion që varet nga Ministria e Drejtësisë, Avokatura e Shtetit ka dhe do të ketë mbështetjen time. Ne kemi hyrë në një proces reformimi të të gjithë sistemit gjyqësor, por sigurisht që nuk do lemë mënjanë edhe Avokaturën e Shtetit. Për ta patur atë në standardet më të mira të Bashkimit Evropian. Shpreh angazhimin tim, si ministër i Drejtësisë, në drejtim të Avokaturës së Shtetit për transformimin e saj në rrugën e duhur”,  deklaroi ministri Naço.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)