SPAK ka zbardhur edhe akuzat ndaj 16 të pandehurve që ka dërguar për gjykim në dosjen e organizatës kriminale Çopja-Çela.

Franc Çopjan, Ervis Çelën dhe nëntë të tjerë, SPAK i akuzon për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/1 dhe 334 (paragrafi 1) të Kodit Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 287/1, germat “a”, “b” dhe 28/1 të Kodit Penal, “Organizata kriminale”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333, (paragrafi 1) i Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

–  Albin Çela, Elidon Çela dhe Denis Daja – të akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 287/1, gërmat “a”, “b” dhe 28/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333, paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

–   Ditjon Pepa dhe Kujtim Gjyla – të akuzuar për veprat penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 287/1, germat “a”, “b” dhe 25 të Kodit Penal.

–  Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit Riza Çela dhe Albin Çela edhe për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, e kryer në bashkëpunim për qëllime fitimi, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.


Lajmi kryesor:

Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9.2 mln € pasuri të sekuestruara