Mbushën furgonin me drogë në
Shqipëri,kapen dy bullgarët në doganë

Mbushën furgonin me drogë në<br />Shqipëri,kapen dy bullgarët në doganë
QAFE-THANE-Rreth 77 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sastiva është sekuestruar nga policia kufitare e Qafë-Thanës.
 
Droga ishte e ndarë në 22 pako, dhe në prangat e policisë kanë rënë dy bullgarë dhe është shpallur në kërkim një shqiptar si bashkëpunëtor i tyre.
 
Në pranga e bluve kanë rënë: Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari, dhe Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.
 
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e A.G, 45 vjeç.
 
Sasia e kanabisit është konstatuar gjatë kontrollit me skaner në mjetin furgon tip “Volkswagen”.
 
77 kilogramët ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

[gallery]22414[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar