Një 31-vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme në Durrës, i akuzuar për kontrabandë me ilaçe. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Marjus Lushka, i cili u kap në lagjen nr.13, Durrës, jashtë rrethimit të Portit detar, ndërsa në makinë kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh e po ashtu paketime me teste të shpejta COVID.

Lushka ishte vetëm transportuesi, ndërsa ilaçet po i merrte për llogari të 29-vjeçarit A. B., banues në Tiranë. Për këtë të fundit kanë nisur hetimet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.