Mbyllen dy pika kalimi mes Izraelit dhe Rripit të Gazës

Dy pikat e kalimit mes Izraelit dhe Rripit të Gazës u mbyllën deri në një urdhër të ri pas lëshimit të një rakete që prej Rripit të Gazës, theksoi sot një zëdhënës ushtarak.

"Pikat e kalimit për personat dhe tregtarët nga Erezi dhe Kerem Shalomi janë mbyllur deri në një urdhër të ri, përveç ndihmave humanitare", theksoi një zëdhënëse.

Sipas saj, kjo masë u vendos pas hedhjes së një rakete të premten në mbrëmje që nga Rripi i Gazës, që preku pjesën jugore të Izraelit pa shkaktuar viktima dhe as dëme materiale.
Bëhet fjalë për hedhjen raketës së parë drejt territorit izraelit që prej 16 shtatorit dhe të dytës që prej fundit të operacionit "Bordura mbrojtëse", lëshuar këtë verë nga Izraeli kundër lëvizjes islamike të Hamsit në Rripin e Gazës.

Hamasi dhe Izraeli arritën më 26 gusht një marrëveshje armëpushimi, negociuar me ndërmjetësimin e Egjiptit duke i dhënë fund 50 ditëve të një lufte që shkaktoi më shumë se 2 140 të vdekur nga krahu palestineze, pjesa më e madhe civilë dhe 73 nga krahu iztraelit, pjesa më e madhe ushtarakë.

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!