Mbyllen festimet tre ditore të karnavaleve në kryeqendrën e veriut, Beci: Shkodra do të jetë model në kulturë dhe turizëm

Mbyllen festimet tre ditore të karnavaleve në kryeqendrën e veriut, Beci: Shkodra do të jetë model në kulturë dhe turizëm

1708887561_beci.GIF

E diela mbylli festimet tri-ditore të karnavaleve me mijëra qytetarë që pushtuan rrugët të veshur me maska veneciane e kostume shumëngjyrëshe në Shkodër. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bent Beci, përmes një statusi në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët e këtij eventi që i dha qytetit ngjyra, gëzim e hare për tri ditë rresht. Duke falënderuar familjen e kryeministrit Rama për vizitën e tyre në Shkodër, Beci u shpreh optimist se qyteti në vitet në vijim do të jetë model i kulturës dhe nxitjes së turizimit.

“Faleminderit të gjithë bizneseve e punonjësve të tyre që iu bashkuan nismës e na nxorën edhe njëherë faqebardhë. Kjo na bën optimistë për një Shkodër plot miq vendas e të huaj në sezonet përpara”, shkruan kryebashkiaku Beci në Facebook.

Postimi i plotë

Këto ditë festimesh, qyteti ynë bëri bashkë fëmijë, të rinj, mësues e koordinatorë të më shumë se 50 kopshteve e shkollave, mbi 200 artistë e artizanë shkodranë të të gjithë brezave si dhe të ftuar nga Korça e Tuzi, punonjës të drejtorive të kulturës, turizmit, promovimit, policisë bashkiake, mirëmbajtjes e pastrimit të Bashkia Shkodër , blogerë, fotografë e influencues, bashkëpunëtorë e kontribues në krijimin e eventeve; sigurisht edhe kritikues e dyshues të çdo procesi.

Dua t'i them faleminderit secilit prej tyre, secili i domosdoshëm në mbarëvajtjen e promovimin e #rrugëteShkodrësnkarnaval. Dua të falenderoj qindra vizitorët që iu bashkuan qytetarëve shkodranë nga qytete të ndryshme shqiptare e jo vetëm. Falë tyre hotelet dhe shërbimet e tjera ishin në kapacitet të plotë, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e qytetit. Faleminderit të gjithë bizneseve e punonjësve të tyre që iu bashkuan nismës e na nxorën edhe njëherë faqebardhë. Kjo na bën optimistë për një Shkodër plot miq vendas e të huaj në sezonet përpara.

Dua ta falenderoj përzemërsisht familjen Rama, zonjën Linda, Kryeministrin Edi Rama dhe Gregun e Zahon, që zgjodhën qytetin tonë këtë fundjavë; shpresoj të kenë shijuar atmosferën e mikpritjen shkodrane. Me dëshirën e mirë që festat në Shkodër të jenë modele të kulturës e nxitjes së turizmit, faleminderit me zemër të gjithëve!


Lajmi kryesor:

Tre ditë festë në Shkodër, magjia e karnavaleve mbledh mijëra qytetarë! Paradë me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe në rrugët e qytetit (FOTO + VIDEO)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

30 viktima në Brazil nga çarja e digës së një hidrocentrali! 60 persona rezultojnë të zhdukur, 500 mijë pa energji

30 viktima në Brazil nga çarja e digës së një hidrocentrali! 60 persona rezultojnë të zhdukur, 500 mijë pa energji