Mbyllen hetimet për Omega
Pharma, 2 mln euro dëm shtetit

Mbyllen hetimet për Omega<br />Pharma, 2 mln euro dëm shtetit
Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për skemën mashtruese të “Omega Farmës”,  të njohur si “Farmacitë 2”. I pandehur kryesor në këtë çështje është marrë administratori i “Omega Pharma”, Nadir Çausholli, si edhe tre punonjës të kësaj kompanie.

Po ashtu sipas prokurorisë, edhe subjekti “Omega Farma” është në cilësinë e të pandehurit. Të gjithë personat akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme më shumë se 2 milion euro, nëpërmjet faturave fiktive, falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit. Veç Çaushollit, të pandehur janë edhe punonjëset, Arjola Piperaj, Laureta Kushova dhe Blerina Qatja.

Nga hetimi është zbuluar se vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit për kohën Janar 2013- Tetor 2015 arrinte në 2.2 milionë euro. Kjo shifër është vetëm për dy lloje ilaçesh insulinë dhe ketosteril, pasi në hetim është edhe përfshirja në rimbursim në mënyrë të paligjshme e disa llojeve të tjera barnash. “Omega Pharma” akuzohet se ka shpërndarë receta të fallsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke tërhequr në total shumën e sipërcituar për dy llojet e ilaçeve.

Skema mashtruese me rimbursimin e ilaçeve, e njohur ndryshe edhe si “Omega”, është pjesa e dytë e një hetimit të gjerë, të nisur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me faturat fiktive të barnave. Pak ditë më parë, prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin për 7 persona, disa prej të cilëve zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, përfshirë edhe ish-drejtorin Pjerin Xhuvani, si edhe disa drejtues teknik farmacish, të cilët akuzohen të gjithë së bashku për një skemë mashtruese, “Farmacia 1”, me një dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën e 56 milionë lekëve të reja.

Për këtë skemë, pra për “Farmacia 1”, në fundjavë janë dërguar për gjykim edhe 3 persona të tjerë, dy prej të cilëve zyrtarë të Fondit Rajonal të Tiranës dhe një tjetër drejtues farmacie. Të pandehurit e radhës së skemës mashtruese “Farmacia 1” janë Ferdinand Hoxha, Tasim Toçi dhe Violeta Bejko.
 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja