Parcela me 503 rrënjë kanabis zbulon bashkëpunimin polici-trafikantë! Arrestohet kryeplaku dhe ish shefi i krimeve në Përmet! Pezullohet shefi i komisariatit

PËRMET–Një parcelë me 503 rrënjë kanabis në fshatin Frashër të Përmetit, ka zbuluar zinxhirin e bashkëpunimit mes trafikantëve dhe disa efektivëve të policisë së Përmetit. Hetimi për këtë parcelë ka nisur në shtator të 2021, ku në SHÇBA ka pasur denoncime për policë të përfshirë. Pas hetimeve dy mujore për këtë parcelë kanabisi, janë vënë në pranga kryeplaku i fshatit Frashër dhe ish shefi i krimeve Shpëtim Makashin.

Nga aksioni antikanabis në Frashër të Përmetit është pezulluar nga detyra shefi i policisë Përmet, Petrit Gjokaza dhe është lënë në ‘arrest shtëpie’ ish shefi i krimeve Shpëtim Makashin.

Arrestohet kryeplaku i fshatit Frashër, Klodjan Mustafa, 43 vjeç, ndërsa është vendosur detyrim paraqitje për inspektorin e Zonave të Mbrojtura, Joan Allamanin.

Gjithashtu janë lënë në detyrim paraqitje për policët qqë mbulonin zonën e Frashërtit ku janë sinjalizuar parcelat me kanabis, Dhimitër Shytin dhe Maltin Dalilajn.

1635765827_1635761268MAKASHIGJOKUZ.jpg

Shefi i policisë Përmet, Petrit Gjokaza dhe ish shefi i krimeve Shpëtim Makashi
 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja