TIRANE- Ndërsa në fund të ditës së djeshme është mbyllur zyrtarisht afati i vetëdeklarimeve, çdo objekt pa leje i mbetur jashtë procesit të legalizimit do t’i nënshtrohet shqyrtimit nga ana e Inspektoariatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe inspektorateve ndërtimore urbanistike vendore.

Në një seri të gjatë deklaratash publike lidhur me procesin e vetëdeklarimeve zyrtarët e ALUIZNI-t kanë theksuar se çdo objekt i mbetur jashtë procesit të legalizimit rrezikon shembjen. Më të ekspozuara ndaj këti rreziku janë objektet e ngritura në pas vitit 2009 në tokë shtet apo në tokë me pronar, të cilat përjashtohen automatikisht nga legalizimi. Të ekspozuara janë edhe objektet që shkelin vijat e ndërtimit apo planet rregullues vendorë.