Mbyllet analiza e zgjedhjeve, PD
drejt krijimit të 20 degëve të reja

Mbyllet analiza e zgjedhjeve, PD<br />drejt krijimit të 20 degëve të reja
TIRANE- Pas ndarjes së re territoriale me 61 njësi vendore, Partia Demokratike s’ka degë lokale në 20 bashki të reja. Ky ka qenë një prej shqetësimeve të ngritura nga kryesitë e PD-së në qendër qarqe, të cilët në raportet e përgatitura, gjatë analizës së zhvilluar për zgjedhjet vendore, i kërkojnë kryesisë së PD themelimin e degëve të reja, për të bërë të mundur mbulimin tërësor të të gjithë vendit.

Aktualisht, PD s’ka degë lokale në bashkitë Vau i Dejës, Klos, Fushë Arrëz, Divjakë, Prrenjas, Cerrik, Belsh, Poliçan, Ura Vajgurore, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Maliq si dhe në 3 njësitë vendore të minoritetit, Pustec, Finiq dhe Dropull. Aktualisht PD ka 54 degë, nga të cilat 13 i takojnë Tiranës, por në rikompozimin e ri të degëve të PD, në të gjithë vendin themelohen 20 degë të reja, në të cilat Partia Demokratike duhet të nisë procesin zgjedhor.

Ndonëse për kryeqytetin, Tiranën, PD ende s’ka gati një format konkret dhe mbi të gjitha ende është në diskutim e sipër nëse duhet që 13 degët të unifikohen në një degë të vetme, apo të ruhet formati aktual i decentralizuar sipas njësive 11 njësive bashkiake dhe dy degëve që mbulojnë komunat rreth Tiranës. Burime pranë PD deklaruan për “Shqiptarja.com” se një gjë e tillë do të vendoset nga kryesia e PD në mbyllje të procesit të analizës. Procesi mund të marrë kohë të mjaftueshme dhe zgjedhjet në degët e reja mund të zhvillohen vitin e ardhshëm, për shkak se gjatë këtij muaji, PD pritet të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e Forumit Rinor.
 
Analiza

Sot dhe nesër Partia Demokratike finalizon procesin e analizës në të gjitha degët e saj. Dy degët e fundit të cilat ende s’kanë analizuar votën e 21 qershorit, sipas udhëzimit të datës 4 tetor të kryetarit demokrat, Lulzim Basha, janë ajo e Tropojës dhe Peqinit. 


 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 05 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal