Mbyllet Asambleja,Balla:Kur partia
fiton zgjedhjet,kryetari i konfirmua

Mbyllet Asambleja,Balla:Kur partia<br />fiton zgjedhjet,kryetari i konfirmua
Pas rreth 3 orë diskutimesh, ka përfunduar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në përfundim të saj deputeti Taulant Balla në një prononcim për mediat, i cilësoi shumë të rëndësishme punimet e saj.
 
Për Ballën, Asambleja mori një sërë vendimesh të rëndësishme, ku më kryesori ishte ai i fillimit të një procesi zgjedhor nga baza deri në qendër në Partinë Socialiste.
 
Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve për kryetarin, Balla tha se kur partia fiton zgjedhjet mandati i kryetarit është i konfirmuar nga vota e popullit. Sipas Ballës gjithçka brend PS-së, bëhet duke ndjekur modelin e funksionimit të Partisë Laburiste.

Mori një sërë vendimesh. Më i rëndësishmi ai i fillimit të një procesi zgjedhor nga baza deri në qendër. Ristrukturim i plotë i PS-së. Kongresi zgjedhor i PS-së është thirrur nga asambleja kombëtare u miratua vetëm me një votë kundër. U thirr ngritja e tre grupeve të punës. Gjithçka që po bëjmë në po ndjekim modalitetin e Partisë Socialiste. Edhe rasti i kryetarit të PS-së është i konfirmuar për shkak të votës popullore. Është një gënjeshtër të thuash që sot është bllokuar procesi zgjedhorë brenda PS-së. Nuk ka kohë për ndryshime në statut. Në periudhën e dytë të qeverisjes tonë ne do të shkojmë në çdo cep të territorit sepse kemi marrë një mandat për të qeverisur në çdo cep të Shqipërisë”, - tha Balla.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë