Mbyllet edicioni i 5 i 'Albania Guitar festival', kitaristi spanjoll: Hera parë këtu, jam i impresionuar! Drejtori Bizhga: Edicioni i suksesshëm, promovim vendit

Në qytetin e serenatave u mbyll mbrëmjen e djeshme edicionin e pestë "Albania Guitar Festival", që dhuroi emocione, argëtim e muzikë për qytetarët dhe turistët e Korçës. Ky festival tashmë është kthyer në tradite jo vetëm në qytetin juglindor por edhe më gjerë, ku përveçse promovohet art, këtë vit  në fokus ishin edhe monumentet e trashëgimisë kulturore.

Kitaristi spanjoll i stilit flamengo Jose Carlos Gómez nëpërmjet tingujve të tij, zbukuroj mbrëmjen me atmosferën e krijuar në pazarin e Korçës. Gomez vjen për herë të parë në Shqipëri dhe shprehet i impresionuar nga vendi dhe mikpritja.

“Është hera e parë që vij një Shqipëri, dhe padyshim që është kënaqësi që jam në Korçë. Më pëlqen shumë ky qytet ka njerëz të mirë, kam dëgjuar që ky është qyteti i serenatave dhe është vend që i pëlqen muzika dhe jam i kënaqur që interpretoj këtu sepse njerëzve ju pëlqen kitara dhe muzika”, u shpreh kitaristi Spanjoll.

Për drejtorin artistik të festivalit Denis Bizhga festivali përmbushi misionin e tij si për të promovuar qytetet ashtu edhe për të dhuruar muzikë.

“Në këtë edicion të 5 ne kemi menduar që të kemi larmishmëri artistësh. E nisëm në datën 1 korrik në kishën në Rubik sepse menduam që pas pandemie të promovojmë muzikën e bukur në momentet e trashëgimisë tonë kulturore. Mbrëmjen e sotme mbyllim festivalin në pazarin e Korçës dhe atmosfera është shumë e bukur. Festivali u organizua në Rubik, në Elbasan në Tiranë gjithmonë për të promovuar edhe qytetet por edhe muzikën e bukur të kitarës”, u shpreh drejtori artistik i festivalit.

Bizhga po ashtu pohon se ishte zgjedhje e tyre për të pasur larmishmëri personazhesh në këtë festival

“Kemi menduar ta mbyllim me një spanjoll në stilin flamengo pasi qëndron bukur në qytetin e serenatave dhe publiku po e mirëpret. Gjithmonë koraca ka qenë etapë e festivalit të kitarës por duam të sjellim gjithmonë cilësi më të mirë. Teknikat e tij do të ndihmojnë edhe brezin e ri që të shikojë mënyrat më të reja të të luajturit të kitarës”, tha Bizhga.

Albania Guitar Festival është aktivitet qe ka si synim përmirësimin e instrumentit të kitarës në Shqipëri.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Españia: 11/07/2021 17:59

    Drejtor denis bizhga , e tmerrshme ne duart e kujt ka perfunduar arti Shqiptar cop bythlepirsi partie i paaft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri